
Duke dhuruar nje jete plote kenaqesi dhe nje jete endacake, motori mbetet numer nje i motociklisteve te apasionuar pas mjetit me dy rrota. Megjithese kohet e fundit jane shtuar shume lloje motorrash, 'Harley Davidson' mbetet ende nje mit i pakrahasueshem. Gjate ketyre kater diteve motociklistet shqiptare ftuan 40 turiste norvegjeze per te vizituar Shqiperine, ku do te udhetonin me motorrin e tyre te preferuar 'Harley Davidson'. Deshira pe te ngare nje motorr legjendar si 'Harley' dhe per te provuar adrenalinen eshte e perbashketa e grupit. Njeri prej motociklisteve norvegjeze, Arild Kleppe tha se i kishte ardhur nje ftese nga miqte e tyre qe kerkuan qe te vinin ne Tirane per te paren here.
Grupi i tyre ka shume kohe qe eshte formuar dhe kane krijuar klubet e tyre. Ata jane te organizuar dhe kujdesen per njeri tjetrin. Ai shprehet se Shqiperine as qe e kishte degjuar, por vizita ishe mbreslenese pasi shqiptaret jane treguar shume mikprites. Dashuria per mjetin me dy rrota nuk mbeti thjesht nje takim midis shokesh.
Grupi i motociklisteve ne Norvegji ka krijuar nje shoqate te quajtur 'Molde Noreay-Snorre MC', ku anetaret e kesaj shoqate e kane kthyer motorrin si nje menyre jetese. Veteranet e ketij klubi kane qe nga viti 1998 ndersa me vone jane shtuar dhe shume te rinj te tjere. Njeri prej vizitoreve norvegjeze ne Tirane tha se ka ardhur per te vizituar miqte e tyre nga 'Steeleings' dhe miqte e tjere banore ne Tirane.
Grupi i tij norvegjez eshte themeluar qe prej vitit 1988, i cili ka 8 veterane qe ngasin 'Harley Davidson', prej shume vitesh, duke udhetuar njerez nga e gjithe bota te cilet i perkasin kesaj rryme. Eshte nje grup i mire dhe kete e bejne te gjithe grupet norvegjeze.
Ne sensin e pare te fjales ata levizin si nje trup i vetem, gje qe e ben si nje familje te bashkuar. Anetaret me te vjeter te shoqates, kane kohe qe i bejne udhetimet te shoqeruar nga bashkeshortet e tyre. 'Vikinget' me siguri qe ne kryeqytetin tone nuk do te humbnin kohe per t'u dehur me birra dhe per te festuar. Duke shoqeruar bisedat me nje gote alkol ata nuk do te mungonin kur te flitej per udhetaret e 'Harley Davidson'.
No comments:
Post a Comment