Reeker: Pakti, zbatimi brenda dhjetorit

Phili-reeker'Egziston vullneti qe ne muajin dhjetor do te zbatohen aspektet e marreveshjes se arritur ne dialogun midis Prishtines dhe Beogradit. Mendojme qe e gjithe kjo do te realizohet brenda ketij viti, e cila do te deshmoje angazhim, lidership dhe nje perkushtim dinjitoz. Duhet nje angazhim konstant prandaj eshte e domosdoshme qe te perpiqeni akoma me teper', eshte shprehur keshtu zevendesndihmesi i diplomatit amerikan Philip Reeker.
Zyrtari i DASH gjate nje interviste per gazeten serbe 'Politika' tha se Serbia nuk do t'a njohe Kosoven si te pavarur. Reeker nenvizoi se Keshilli Europian ka nxjerre kushtet qe Kosova dhe Serbia duhet te permbushin per te ecur perpara ne rrugen europiane. Ai shtoi se eshte ne dijeni se zbatimi do te mbetet pjesa me e veshtire e ketij projekti, por ai shpreson se ato objektiva do te arrihen duke bere te gjitha perpjekjet.
Pothuajse 100 shtete te botes, perfshire ketu dhe SHBA-te, e kane njohur Kosoven si shtet te pavarur dhe Vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ka deklaruar zyrtarisht dhe legalisht pavarsine e ketij shteti. Reeker tha se megjithese egzistojne disa interpretime te ndryshme kjo eshte pikepamja e tyre dhe te gjithe e dine se ceshtja e njohjes se Kosoves nuk eshte pjese e dialogut dhe Serbia nuk do te jape dicka te tille.
Dialogu sipas Reeker eshte bazuar ne permirsimin e marredhenieve, ne problemet e zakonshme qe ndikojne drejtperdrejt ne jeten e qytetareve. Para cdo dialoguu diplomati amerikan ka mbajtur disa takime midis kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci dhe atij serb Ivica Dacic, dhe eshte shprehur i sigurte se brenda nje viti do te shihen arritjet e deshiruara nga te dyja palet. Per gazeten serbe ai shtoi se udheheqja e Prishtines dhe ajo e Bogradit atribuon sukseset e arritura, por njekohesisht edhe qytetaret qe kane zgjedhur permes votes se tyre keta udheheqes. Sipas tij gjate ketij viti do te arrihet dicka pozitive megjithese veshtiresite do te shoqerojne cdo proces.

Ndersa diplomati Reeker ishte duke vizituar rajonin, kjo interviste eshte publikuar ne numrin e fundit 'Politika', ne kuader te se cilet do te ndalet ne Kosove kete te enjte. Aty do te mbahen takime te larta shteterore ne te cilin do te beje pjese presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaci.

No comments:

Post a Comment