Prezantohet qeveria e re greke

Gjate mesdites te se martes, kryeministri i Greqise Andomis Samaras prezantoi, pas terheqjes se Fotis Kuvelis dhe partise se tij nga koalicioni trepartiak, qeverine dhe koalicionin e tij te ri. Ky koalicion perbehet nga 41 ministra dhe zv.ministra. Kryetari aktual i Pasokut, Evangjelos Venizelos, do te zere vendin e zv/kryeministrit dhe ne te njejten kohe ate te ministrit te Jashtem.
Dhimitris Avramopullos, si nje nga ministrat me te suksesshem te Nea Dhimokratia, do te dergohet ne Ministrine Mbrojtjes. Mund te permendim ketu si dicka te rendesishme dhe futjen ne qeveri te Qiriakos Micotaqis, i biri i Kostandinos Micotaqis i cili ka qene lider historik i se djathtes. Mbi 70% te kabinetit, jane bere ndryshime ne postet e ministrave dhe zevendesministrave.
Postet kryesore te Ministrise se Ekonomise, ku mbetet garantues, Janis Sturnaras, i reformes ekonomike te qeverise dhe disa ministra te tjere kane vazhduar me reformat e tyre. Megjithese sipas zotit Sturnaras shpesh ka qene i detyruar te implementoje politika te dhimbshme troika dhe FMN-ja vazhdon t'i jape Greqise. Ministria e Zhvillimit dhe Industrise nuk ndryshoi aspak. Lajmet e Fundit Vetem Ketu!
Kostas Haxhidhaqis ka provuar te liberalizoje ekonomine, duke prezantuar investime dhe projekte te qeverise dhe investitoreve te shumte nderkombetare qe tani e shohin Greqine si nje biznes te lire me shume shance perfitimi tek investimet. Ministria e Mbrojtjes se Qytetarit vazhdon te udhehiqet nga Nikos Dendias. Ai cilesohet si nje person i cili eshte perballur denjesisht me ekstremistet e majte dhe anarkistet qe kthyen vendin spektakel dhune.
Operacioni ''Ksenos Zefs'', ka filluar nen urdhrat e tij, drejtimi i Ministrise se Mborjtjes se Qytetarit faturohet nga kritiket e forte. Perpara presidentit te Greqise Papulias, eshte betuar qeveria e re dhe ne vazhdim nen udheheqjen e kryeministrit te ri Samaras, u zhvillua dhe mbledhja e pare e koaliconit.

No comments:

Post a Comment