
Nje recete e gabuar nga mjeku ose dhe neglizhenca e te prekurit nga bakteri do te shkaktonte nje forme te tille semundjeje Nje grup mjekesh te universitetit Yeshiva ne SHBA, pas disa vitesh studime per te gjetur menyren qe do te cante kete rezistence, gjeten me ne fund celesin e thyerjes se kesaj rezistence, dhe ajo ishte vitamina C.
Gjate ekpserimentit dhe nga analizat qe u bene ne laborator, doli se vitamina C sherben si nje agjent reduktues i bakterit qe deri tani shfaqej teper rezistent ndaj kurave tradicionale. Udheheqesi i studimit, William Jacobs deklaroi se ky do te jete nje zbulim i madh qe do te konsiderohet dhe me i rendesishem ne te ardhmen sepse tani egzistojne forma tuberkulozi per te cilat nuk ka kura, po ne laborator ata munden t'i zhdukin fare lehte duke perdorur vitaminen C.
Per te vertetuar nese vitamin C ndikon ne te njejten menyre si ne laborator dhe ne organizmin e njeriut dhe te kafsheve, grupi i mjekeve deklaron se do t'u duhet shume pune per te realizuar kete procedure. Mbrojtja e qelizave eshte nje nga vetite me te rendesishme te vitamines C per organizmin e njeriut. Kjo vitamine gjendet te disa lloje frutash dhe me bollek te portokalli dhe brokoli.
No comments:
Post a Comment