Ne menyre qe te jene sa me praktike dhe te nevojshme per duart e njeriut, inovacionet teknologjike jane gjithmone ne zhvillim. Cdo gje materiale qe eshte ne sherbim te njeriut ka si qellim permiresim sa me te shpejte. Keto risi, gjithmone nxjerrin jashte perdorimit objekte konkuruese me funksione te njejta te cilat nuk jane me te kohes ose bien nga konkurenca e produktit me te ri i cili eshte me funksional.
Dihet qe shekulli i bumit teknologjik eshte shenuar shek. XX. Gjate ketij shekulli shkenca mori evolucion te ri duke bere te mundur mosperdorimin e aksesoreve dhe objekte te jetes se perditshme te cilat u zevendesuan me ato te gjenerates revolucionare, me praktike dhe me larmi funksionesh.
Revolucionin e shohim tek mjetet e qarkullimit. Dikur para shek. XIX si mjete transporti ishin vetem karrocat me kuaj ose thjesht kuajt. Mbas ketij shekulli u shpik makina e pare e cila do te conte ne zhdukjen e mjeteve primitive te transportit. Cdo dite sjell nje evolucion te ri.
Cdo dite dikush eshte bere deshmitar i perdorimit te nje objekti te ri dhe lenien e nje objekti te vjeter me pak funksional. Mendohet se pas 20 viteve shume objekte te jetes te perditshme do te hiqen perfundimisht. Me zhvillimin e teknologjise do te hiqen perfundimisht syzet miopike. Duke pare edhe tani qe ato po zevendesohen nga lentet dhe operacionet lazer te syte mendohet se ne nje te ardhme jo te larget zhdukja e tyre do te jete e sigurte.
Kohet e fundit njerezve iu duket me praktike qe te paguajne online. Portofoli shume shpejt do te jete i panevojshem. Duke vene re dhe ditet e sotme ne vendet e zhvilluara shume njerez paguajne me ane te sherbimeve online, telefoni apo dhe nga kompjuteri. Pritet qe kartat e kreditit dhe bankomatet do te jene nje kujtim per njerezimin. Ditet e sotme eshte e veshtire te gjesh dike qe perdor ende radion ne makine.
Tani mjafton te perdoresh nje telefon te gjenerates se fundit, i cili ka nje sistem te avancuar qe permban video, muzike, GPS dhe radio. Per kete arsye nuk do te jete me e nevojshme te perdoresh radion tradiconale. Tani dyert me se shumti po hapen me kode, dhe ato me te sofistikuarat me lazer syri, ose lazer gishterinjsh.
Celsat do te behen te paperdorshem duke pare se ne vendet e zhvilluara keta aksesore jane zevendesuar me menyra te reja dhe me te sigurta. Problem per perdorimin e ketyre objekteve mbetet vetem ikja e energjise elektrike kur personi duhet te hyje brenda ne shtepi. Mjaft praktike per matjen e distancave eshte dhe telefoni.
Per qindra vite me radhe metri ka qene mjeti me praktik per te matur distancat i cili ditet e sotme eshte zevendesuar nga matjet nga aplikacionet e telefonave. Gjenerata e re e kukullave 3d do te beje zevendesimin e kukullave me te vjetra qe jane pare deri me sot.
Nuk mund te thuhet se ato do te zhduken perfundimisht por do te jene thjesht te padobishme per lojerat e femijeve. Nje nder menyrat lidhese midis nje telefoni te thjeshte dhe nje te avancuari eshte MP3. Kohet e fundit ai eshte i padobishem saqe kalimi i tij ne arkiv po ndodh shume shpesh.
Ne sektori ne baterive alkaline kemi vene re zhvillime te medha. Ato fillojne domosdoshmerine e tyre qe nga telekomandat e televizorit e deri te aksesoret me te sofistikuar. Por me mbarimin e tyre ato behen te paperdorshme, prandaj po zevendesohen me baterite e rikarikueshme, nje gjenerate e re me kursimtare.
Posta elektronike, skaneri, aplikacionet e ndryshme te celularit, po zhdukin skanerin i cili ka qene nje simbol i komunikimit gjate viteve 90. Telefonia konservatore dhe rrjetet e telefonise fikse, jane zevendesuar nga fibrat optike dhe celularet te cilet tani jane te perdorshem pothuajse nga te gjithe.
Qe prej hedhjes se pare ne treg te telefonit me fotokamer, biznesi i video-kamerave dhe aparateve fotografike ka qene vazhdimisht ne renie, por profesionistet ende i shohin si te domosdoshme.
Njerezit e thjeshte po lajne me teper fotografi te bera nga celulari, i cili eshte ne konkurrence per cilesine e kameres me te mire. Tani miu dixhital, i quajtur ndryshe mouse, nuk po perdoret shume per shkak se ekranet e kompjuterave jane bere me prekje, duke permendur ketu teknologjine e Apple. Kohet e fundi eshte shpikur nje teknologji ku karikuesit e baterive do te dalin jashte perdorimit.
Me ane te kesaj teknologjie cdo aparat mund te karikohet vetem neqenese do te takohet me nje objekt tjeter me te ngrohte duke mos shpenzuar kohe qe t'a lidhesh me karikues tradicional.
Tani per tani pak marka e kane kete teknologji por me kalimin e kohes kjo menyre do te perdoret nga te gjithe. Hedhja ne treg e ores Smartwatch,ndikon qe oret dixhitale dhe analoge te jene te paperdorshme dhe arkaike per shkak se jane te kufizuara ne funksionet e tyre.
No comments:
Post a Comment