Obama: Na sillni spiunin e CIA-s

Duhet te kapet ne menyre te padiskutueshme njeriu qe ka dekonspiruar programin sekret te pergjimeve nga Shtetet e Bashkuara. ''Po perdoren te gjitha rruget ligjore per te arrestuar ish-kontraktorin e CIA-s, i cili eshte arratisur prej disa javesh'', ka deklaruar presidenti i SHBA Barack Obama. Sipas Shtepise se Bardhe, Edward Snowden ndodhet ne Rusi dhe po i ben presion Moskes qe te ekstradoje 29-vjecarin drejt Shteteve te Bashkuara.
Ne SHBA atij i jane ngritur akuzatte renda per spiunazh, nga te cilat ai rrezikon dhe denim me vdekje. Jay Carney, zedhenesi i presidentit, mendonte se Amerika ka bere dorezime te rregullta ne Rusi duke dyshuar per krime dhe pret nga ana e saj qe te beje te njejten gje. Zedhenesi i Shtepise se Bardhe, deklaroi se eshte duke biseduar me ruset dhe po punon me mirekuptim per te pritur dergimin e z.Snowden ne SHBA, ku do te perballet me ligjin sepse ka shkelur disa rregulla.
Nisur nga bashkepunimi intensiv me Mosken pas shperthimeve ne maratonen e Bostonit dhe ne lidhje me ceshtjen e zbatimit te ligjit, ai pretendon se pret prej tyre qe t'a marrin seriozisht largimin e Snowdenit. Nga ana tjeter, sekretari i Shtetit, John Kerry ka paralajmeruar se vendet qe do te ndihmojne ish-analistin amerikan te zbulimit per t'i shpetuar arrestimit te tij do te perballen me pasoja.
Kerkesa per azil politik, po shqyrtohet nga Ekuatori, sepse Snowdeni me siguri ka frike se ne SHBA nuk do t'i behet nje gjyq i drejte. Zyrtaret amerikane thone se ai ka vene ne rrezik strategjine e vendit kunder terrorizmit, ndersa perkrahesit e tij pretendojne se 29-vjecari ka ngritur zerin per te drejten e tij private dhe per shkak se ka zbuluar gabimet e qeverise gjate mbledhjes se tabulateve telefonike dhe komunikimit ne internet.

No comments:

Post a Comment