Pritet qe t'i jepet drita jeshile hapjes se negociatave te Stabilizim Asociimit midis Prishtines dhe Beogradit nga Keshilli i Ministrave te Bashkimit Europian. Ky keshill sipas draftit te dokumentit do te miratoje autorizimin e hapjes se negociatave MSA me Kosoven pa paragjykuar poziten e vendeve te tjera anetare kundrejt statusit. Diten e neserme Ministrat e jashtem te BE-se do te bisedojne per Serbine dhe Kosoven, nga rezultatet qe jane nxjerre nga ky dialog.
Do te pergatitet qendrimi perfundimtar i shteteve anetaresi, qe do te formalizohet ne nivel te shefave te shteteve dhe qeverive te Bashkimit Europian ne takimin qe do te mbahet ne fund te javes. Catherine Ashton, shefe e diplomacise europiane dhe ndermjetese e dialogut midis Serbise dhe Kosoves ka cilesuar te persosur progresin qe ka bere deri tani Prishtina dhe Beogradi. Per te ka qene nje privilegj i vecante qe te punoje me te dy kryeministrat dhe ka thene se ata kane shume pune per te bere ne lidhje me procesin e normalizimit te raporteve.
Serbia pret nga Keshilli Europian vendimin per nisjen e negociatave te anetaresimit ne mes te Beogradit dhe Brukselit. Serbia per nje vendim formal do te prese deri te premten per shkak se kjo ceshtje do te jete pjese e debatit dhe ne samit pasi Gjermania mbetet shtet i cili heziton qe Serbise t'i jepet nisja e pakushtezuar e negociatave te anetaresimit. Per kete arsye fjala perfundimtare e te gjitha gjasave do t'i lihet kancelares gjermane Angela Merkel.
No comments:
Post a Comment